Home / Moda / Shtatë elementët që të bëjnë menjëherë më tërheqëse

Shtatë elementët që të bëjnë menjëherë më tërheqëse

Nuk është sekret që psikologjia që fshihet pas rrobave na tërheq dhe çdo femër e zgjuar duhet ta mbështesë stilin te shkenca.

Sigurisht me shumë këshilla në internet është vështirë të orientohesh, por këtu janë disa elementë, pesë nga të cilët kanë dalë nga studime të mirëfillta të botuara në WhowhatWear dhe dy janë shtuar nga ekipi i Marie Claire, që e bëjnë listën e plotë e garantojnë sukses.

Takat
Mbështetur në këtë studim të botuar në Archives of Sexual Behaviors, jo vetëm lartësia e takave ishte proporcionalisht e drejtë me rritjen e faktorit tërheqës të grave në sytë e burrave, por ata ishin shumë më të dhënë për t’i ndihmuar dhe për t’iu afruar spontanisht grave sa më të larta të ishin takat që mbanin ato.

Veshjet e zeza
E zeza është, sipas burimeve të ndryshme, ngjyra që shoqërohet më shumë me seksualitetin, besimin dhe inteligjencën.

Supet e zbuluar
Mendonit që gjoksi dhe vithet ishin pjesët e vetme të trupit që tërheqin meshkujt? Studuesit e New South Wales kanë zbuluar që burrat tërhiqen shumë nga supet dhe krahët e grave.

Diçka e kuqe
Ngjyra e pasionit, dashurisë dhe romanticiteti është e preferuara e meshkujve për gratë dhe e grave për veten. Surprizë! Revista e Personality and Social Psychology sapo ka bërë zyrtare atë që e dinim tashmë.

Një silhuetë
Ndërsa gjymtyrët e hollë dhe elegantë janë shumë të pëlqyeshëm, kjo nuk do të thotë që forma e orës së rërës ka humbur pikë, shkruan revista class. Një punim i publikuar në Archives of Sexual Behavior dëshmon që gratë me raportin më të madh gjoks –bel dhe bel-vithe tërheqin më shpejt shikimin e meshkujve dhe ai zgjat më shumë sesa mbi vajzat e holla dhe të gjata. Nëse ke format e Kim Kardashian, shfaqi menjëherë.

Buzëkuqi
Në një ditë të keqe, është gjithmonë buzëkuqi me ty. Asgjë nuk të jep të njëjtën shndërrim pozitiv në pamje sesa nuanca jote e zgjedhur, mbi buzë dhe të tjerët do reagojnë ndaj saj, gjithashtu. Kërkimet në një universitet francez kanë zbuluar që kamerieret që vinin buzëkuq të kuq merrnin më shumë bakshish nga klientët meshkuj. Përfundim të përafërt ka pasur edhe një studim i Boston University që gratë me një make up të lehtë perceptoheshin më tërheqëse, kompetente dhe të besueshme.

Syzet e diellit
Nuk mbështetet në ndonjë studim, por çdo vajzë e fiksuar pas modës e njeh fuqinë e një palë syzeve të mira dielli për ta bërë pamjen më tërheqëse dhe për të fshehur sytë e lodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.