ParlamentarePolitika

Të hënën nis sesioni i ri parlamentar

Sesioni i pestë i Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Shqipërisë nis zyrtarisht punimet pasditen e së hënës (ora 17:00). Pas një ndërprerje njëmujore të aktivitetit parlamentar, deputetët do të ulen në sallën e Kuvendit, ku i pret një dinamikë e ngjeshur pune.
Seancës së pasdites do t’i paraprijë mbledhja (ora 12:00) e Konferencës së Kryetarëve, ku do të miratohet kalendari trejavor i punimeve dhe programi i punës së Kuvendit deri në muajin nëntor.
Seanca e ditës së hënë parashikon hapjen e sesionit të ri me fjalën përshëndetëse të kryeparlamentarit Ilir Meta dhe përshëndetjet e krerëve të grupeve parlamentare të maxhorancës dhe opozitës.
Sfida e këtij fillimsesioni pritet të jetë reforma në drejtësi, por dhe projektligje të tjera të rëndësishme, të propozuara nga qeveria.
Kuvendi i Shqipërisë i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë nis të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button