roze

Martohet Nico Rosberg

nicorosbergPiloti i Mercedes, Nico Rosberg ka shkuar drejt altarit me të fejuarën e tij prej shumë vitesh, Vivian Sibold. Ceremonia e martesës është zhvilluar në Montekarlo.

Piloti i Formula 1 e ka bërë të ditur lajmin duke e shpërndarë edhe në rrjetet sociale për të gjithë ndjekësit e tij. Rosberg ka shkruar në “Twitter”: “Jemi në qiellin e shtatë. Ishte shumë e veçantë që të ndanim me miqtë më të afërt dhe familjen ditën e martesës sonë”.

Për pilotin e Mercedes, që kryeson Botërorin me 4 pikë përpara Hamilton, kjo ishte një ditë e mrekullueshme dhe më e rëndësishmja në jetën e tij, për të harruar edhe zhgënjimin që pësoi në  Çmimin e Madh të Britanisë në Silverstone.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button