Home / roze / Tifozja sexy humb punën si modele

Tifozja sexy humb punën si modele

tifozjasexy1Kompania franceze e kozmetikës “L’Oreal” kishte zgjedhur që t’i ofronte një kontratë tifozes sexy të Belgjikës, 17-vjeçares Axelle Despiegelaere.

Por kompania ka tërhequr ofertën pas shpërndarjes së një fotoje ku Axelle shfaqej pranë një dreri të vrarë gjatë safarit në Afrikë. Në foto ajo shfaqet e ulur pranë kafshës, me pushkën në krahë dhe duket shumë e lumtur për atë çfarë ka arritur të bëjë.

Postimi në faqen e Facebook-ut të 17-vjeçares ishte i shoqëruar me komentin: “Gjuetia nuk është vetëm çështje jete apo vdekje, por është shumë më e rëndësishme….. kjo foto është e një viti më parë…. Sot të gjithë gati për të goditur amerikanët”.

Axelle Despiegelaere u bë shumë e famshme pasi u zgjodh për të qenë modelja e “L’Oreal”,  por pasioni i saj për trofetë e gjuetisë ka indinjuar shumë organizatat për mbrojtjen e kafshëve, duke detyruar kompaninë franceze të kozmetikës të tërheqë kontratën.

Axelle është mbrojtur nga polemikat duke thënë  se nuk kishte si qëllim të ofendonte ndjeshmërinë e atyre që kanë parë këto imazhe, por falja nuk ka mjaftuar për të ruajtur vendin e saj në pasarelë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: