Home / Parlamentare / Nis sesioni i ri, pritet heqja e imunitetit të deputetit Prenga

Nis sesioni i ri, pritet heqja e imunitetit të deputetit Prenga

Kuvendi i Shqipërisë nis të hënën punimet e sesionit të pestë të legjislaturës së VIII-të.

Në krye te axhendës së seancës së parë të tij është shqyrtimi i kerkesës së Prokurorit të Përgjithshëm për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga.

Të dielën në mbrëmje Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve miratoi kërkesën e kryeprokurorit që kërkonte autorizimin e parlamentit për arrestimin e deputetit në fjalë, i cili akuzohet se në orët e para të datës 5 shtator u përfshi në një konflikt të dhunshëm në Kurbin, nga ku mbetën të plagosur 7 persona, dy prej tyre me armë zjarri.

Deputeti Prenga u arrestua në kushtet e flagrancës, por për ta mbajtur në gjendje arresti, për shkak të imunitetit parlamentar, nevojitet autorizimi i Kuvendit.
Seanca e ditës së hënë ka në rend dite dhe miratimin e kalendarit trejavor dhe të programit të punës së Kuvendit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: