Home / Parlamentare / Kuvendi i hap rrugë arrestimit të deputetit Prenga

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të deputetit Prenga

Sesioni i ri parlamentar ka nisur këtë të hënë me miratimin e kërkesës së prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit të PS, Armando Prenga.

Heqja e mandatit të deputetit, i përfshirë në një konflikt të armatosur mbrëmjen e së premtes në Laç, është miratuar me 118 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim.

Para votimit, në hapje të seancës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta bëri një paraqitje të prioriteteve të legjislaturës për këtë sesion, duke ftuar për bashkëpunim opozitën.

“Reforma e drejtësisë duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe t’i rezistojë kohës. Integrimi në Bashkimin Evropian, prioriteti ynë madhor, ndërkohë që bashkëpunimi pozitë-opozitë duhet të mundësojë procesin e dekriminalizimit”, tha Meta.

Duke reaguar ndaj kërkesës së prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Prenga, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Futi kriminelët në Parlament. Parlamenti është kthyer në strofull e kriminalitetit”, tha Berisha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: