Politika

Meta hedh poshtë akuzat për korrupsion: S’jam përfshirë në asnjë aferë

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka reaguar këtë të hënë lidhur me akuzat për korrupsion me kompaninë CEZ, të ngritura nga opozita pas publikimit të lajmeve në agjencinë “BIRN”.

“Respektoj kërkesën e opozitës për dorëheqjen time. Do të ketë kohë dy vjet që opozita të shohë dorëheqjen”, ka thënë Meta në seancën plenare.

Duke përjashtuar në mënyrë kategorike implikimin e tij në një aferë të tillë, Meta ka ftuar opozitën që të çojë në prokurori këto akuza, “dhe le të zhvillohet një hetim shembullor”.

Meta ka nënvizuar se, në nënshkrimin e kontratave me kompaninë CEZ dhe kompanitë e tjera nënkontraktore kanë qenë të përfshirë ish-ministra të qeverisë së PD.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button