PolitikaPresidenciale

Presidenti Nishani vlerëson klerikë të shquar udhëheqës të besimit bektashian

Presidenti Bujar Nishani vlerësoi sot me Dekoratën “Flamuri Kombëtar” ish-Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi (pas vdekjes) për sakrificën e lartë në ruajtjen dhe kultivimin e besimit bektashian gjatë regjimit komunist; kontributin në forcimin e lidhjeve dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri si dhe për rolin udhëheqës në ringjalljen e këtij besimi në vitet ’90-të të shekullit XX.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në mjediset e Presidencës, Kreu i Shtetit nderoi gjithashtu ish-Kryegjyshin Botëror Kamber Ali Dede (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” për qëndrimin stoik dhe besnikërinë e palëkundur ndaj besimit bektashian si dhe për sakrificën sublime nën kushtet e egra të terrorit komunist, si dhe Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” në vlerësim të kontributit të shquar dhënë për ruajtjen dhe vazhdimin me besnikëri të traditave më të vyera bektashiane si dhe konsolidimin e Selisë së Shenjtë Botërore me qendër në Tiranë.presidenti-nishani-dekorimi-udheheqes-bektashiane-2

Presidenti Nishani si përfaqësuesi më i lartë i institucioneve të shtetit shqiptar shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen personale dhe institucionale ndaj besimit fetar, mirësisë që sjell ai në jetën tonë të përditshme.

“Jo më larg se dje, – u shpreh Presidenti, – në prani të qindra miqve të ardhur nga shumë vende të rruzullit në kuadër të Takimit Ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundshme” me rastin e përvjetorit të njëzetë të rivendosjes së paqes në Ballkan pata mundësinë dhe kënaqësinë t’u drejtohem atyre duke nënvizuar me krenari atë që tashmë është pjesë e identitetit tonë kombëtar: Tolerancën dhe harmoninë fetare që ekziston midis besimeve fetare në Shqipëri! Them me krenari, sepse toleranca dhe harmonia përbëjnë një vlerë dhe një e vërtetë më se e padiskutueshme e të kulluar shqiptare!”

presidenti-nishani-dekorimi-udheheqes-bektashiane-3Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit kujtoi me respekt fjalët e ish-Kryegjyshit Botëror Bektashi, Ahmed Myftar Dedes, i cili në fillim të viteve ’40-të të shekullit të kaluar thoshte se: “Si mund të kujdesem për besimtarë me vatan të shkelur. Vatani njëherë, ai të jetë i lirë, pastaj vjen besimi”.

Gjatë fjalës, Presidenti theksoi gjithashtu se Bektashizmi, si një doktrinë islame përcillet tek ne si një rrugë që e udhëheq besimtarin dhe e shpie atë afër Zotit, e mëson të jetë tolerant ndaj çdo lloj besimi tjetër, duke shtuar se “Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka dhënë dhe vijon të japë kontributin e saj të çmuar në krijimin dhe pasurimin e tolerancës, bashkëjetesës, paqes sociale, qetësisë shpirtërore, urtësisë, dialogut dhe respektit njerëzor, elemente kaq të rëndësishme për shoqërinë tonë, por dhe padyshim, për mbarë rajonin dhe realitetin ku jetojmë”.

presidenti-nishani-dekorimi-udheheqes-bektashiane-4
Në përfundim të fjalës, Kreu i Shtetit shqiptar uroi me rastin e ditës së veçantë të përurimit të Odeonit, Faltores Qendrore Bektashiane, ku shprehja “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut” trupëzohet më së miri duke gjetur vendin që meriton”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button