Politika

Informaliteti, Rama: Sfidë e dyanshme e që e bën aleancën me biznesin jetike

Biznesi i ndershëm do të jetë palë me qeverinë në operacionin e nisur në fillim të muajit shtator kundër informalitetit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, organizuan të hënën tryezën e rrumbullakët “Informaliteti si pengesë për një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë”, ku i pranishëm është edhe Kryeministri Edi Rama, si dhe ministra të kabinetit qeveritar.

Kryeministri Edi Rama përballë përfaqësuesve të biznesit deklaroi se jemi në gjendje lufte sa i përket rendit ligjor ekonomik, ku ata të cilët respektojnë ligjin dhe rregullat plagosen çdo ditë, kur duhet të jenë të mbrojtur ndërsa përfitojnë evazorët . Kjo situatë, tha Rama, nuk mundëson garantimin e konkurencës së lirë e të ndershme dhe matjen e sipërmarrjes në treg me forcat e tyre, idetë dhe talentin e vullnetin e tyre

“Forca ilegale interferojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe e bëjnë shumë të vështirë ecjen e sipërmarrjes që meriton garanci të plotë”, tha Kryeministri Rama . Ndaj, vijoi Rama, kjo e bën këtë sfidë krejtësisht të dyanshme dhe bën aleancën me biznesin jetike për të fituar këtë luftë.

Për kryeministrin Rama, modeli i ri ekonomik që ne po vëmë në jetë është shumë i vështirë nëse nuk është i mbrojtur nga agresioni i përditshëm i hajdutërisë apo informalitetit në gjuhën akademike. Rama u ndal edhe tek penalitetet për çdo shkelje që sjell informaliteti.

Kreu i qeverisë paralajmëroi edhe marrjen e masave të ashpra për inspektorët që bashkëpunojnë me evazorët.

Ministri i Zhvillimit Eknomik, Turizmit e Sipërmarrjes Arben Ahmetaj theksoi në fjalën e tij se ashpërsimi i gjobave është masë parandaluese për t’i treguar sipërmarrjes që operacioni kundër informalitetit është një betejë serioze. Sipas tij, kjo është alternativë e moszbatimit vullnetar të ligjit.

“Është pikërisht e kundërta e asaj që ne kërkojmë nga terreni fiskal. Ashpërsojmë gjobat që të mos ketë shkelje, por jo të vendosim më shumë gjoba”, u shpreh Ahmetaj. Ai bëri të ditur se jemi duke marr masa prandaluese për t’i treguar sipërmarrjes që është betejë shumë serioze. “Gjobat nuk janë si një alternativë e dëshiruar nga ana e administratës, po janë aty për t’i kujtuar të gjithëve që alternativa e moszbatimit vullnetar të ligjit është ashpërsimi i gjobave dhe penaliteteve”, theksoi më tej Ahmetaj.

Ministri kërkoi bashkëpunimin e sipërmarrjes në këtë operacion. Lufta ndaj informaliteti, tha ai, është luftë kundër varfërisë dhe pabarazisë, pasi sipas tij, mungesa e shumave të konsiderueshme në buxhetin e shtetit sjell një vend më të vafër, dhe një vend më i varfër ka qytetar më të varfër. “Kush nuk e merr kuponin financon varfërinë, sepse ka më pak spitale, shkolla, rrugë publike, shërbime e punë publike”, tha kreu i MZHETS-së, Ahmetaj.

Kjo vijoi ministri nuk është betejë mes administratës dhe sipërmarrjes, por një betejë e përbashkët kundër atyre që kanë cënuar këtë rend qytetërimi.

Ndërsa ministri i Financave Shkëlqim Cani ftoi biznesin të mbështeste qeverinë në këtë operacion, pasi vuri në dukje ai në fund ky operacion ka si objektiv uljen e taksave . “Në këtë reformë nuk shohi asnjë të humbur, por do të fitojë, konsumatori, biznesi dhe qeveria”, deklaroi Cani.

Ministri i Mirëqënies fiskale Blendi Klosi vuri në dulje efektet pozitive që do të ketë operacioni ndaj informalitetit sa i takon sektorit të punësimit. “Kërkesën për luftn kundër informalitetit e kemi ndjerë edhe në këshillin kombëtar të punës, ku është ngritur me forcë ndalimi i punës në të zezë”, tha Klosi.

Sipas tij, këtë informalitetet e ndjejnë jo vetëm biznesi i cili konkurohet nga biznesi i pandershëm, por edhe punëmarrësi, nga mospagimi i krediteve në vlerën e pensioneve.

Klosi informoi edhe mbi një draft ligj të hartuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale për zejet. “MMS ka përgatirur një draftligj në bashkëpunim edhe me biznesin për zejet që ka për qëllim regjistrimin e të gjithë zanatçinjtë që jetojnë me një punë dhe mbajnë familjen e tyre. Sipas tij, operacioni i qeverisë nuk shkon tek ata, pasi siç u shpreh Klosi, beteja jonë në kuadër të procedurave gjithë kjo pjesë e shoqërisë pjesë e sistemit të tatimeve të realizojmë regjistrimin e tyre me tarifë zero.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button