Kronika

Konflikti në Laç, Gjergj Cali lihet në burg: Na vrau shteti, Prenga tani po na burgos

Pas konfliktit të armatosur në Laç, që kishte si shkak një çështje pronësie mes deputetit Armando Prenga dhe gamiljes Cali, Gjykata e Lartë ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjergj Calin, i cili akuzohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosje me dashje” ndaj shtetasve G.Jushi dhe E.Prenga.

Gjatë dhunues së masës së sigurisë, Cali ka deklaruar nga kafazi i hekurave se “deputeti Prenga donte të na vriste, ndërsa tani po na burgos. Shkuam në polici dhe u gjendëm para plumbave. Na kanë marrë bukën e gojës”.

Po ashtu, Cali ka thënë se “na vrau shteti” dhe ka pranuar se ka komunikuar edhe me Ministrin e Brendshëm: “Tahiri më tha se gjithçka është në rregull”.

Gjykata e Lartë do të vijojë seancën me Anton Lekën, Gazmir Jushin dhe Armando Prengën.

Pas deputetit Prenga, para Gjykatës së Lartë do të dalin edhe Nikoll dhe Gjok Cali.

Çështja ‘Prenga’ është marrë në shqyrtim nga Gjykata e Lartë për shkak të postit që ai mban, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Pas vendimit të kuvendit për heqjen e imunitetit, dje u hodhe edhe shorti për pesëshen gjykuese që do të vendosë masën e sigurisë ndaj Prengës. Ata janë: Artan Broci, Mirela Fana, Tom Ndreca, Artan Zeneli dhe Edmond Islamaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button