Kronika

Trafiku i drogës nga Shqipëria me avion, fotot e të arrestuarve në Itali

Policia Italiane ka publikuar fotot e katër të arrestuarve që u kapën me 80 kilogramë hashash në bordin e një avioni të vogël në Torino, i cili dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte ndaluar një herë në Leçe para se të ndalonte në rajonin e Piemontes.

Itali 1Të arrestuarit deri në këtë fazë të hetimeve rezultojnë të jenë dy shtetas shqiptarë, Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj i njohur me pseudonimin Vito, si dhe dy italianët Pasquale Dambrossio piloti i avionit dhe Rosario Camprisi.

Itali 2Sipas hetimeve rezulton se në datën 31 gusht, shtetasi italian, Pasquale D’Ambrosio, i cili pilotonte avionin e tij ultra të lehtë, model “Dynamic”, i modifikuar posaçërisht për të lehtësuar transportimin e lëndës narkotike, u ul në Leçe.

Itali 3Minidsri i Brendshëm shqiptar, Tahiri përgënjeshtroi lajmin e agjencive italiane të shtypit se avioni me drogë ishte nisur nga Shqipëria, por Policia e Shtetit në vendin fqinj, përmes një deklarate për shtyp konfirmoi se avioni i vogël sportiv me lëndën narkotike ishte nisur pikërisht nga Shqipëria.

Itali 4

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button