Maqedonia

Marrëveshja politike, Hahn më 18 shtator viziton Maqedoninë

Eurokomisioneri për zgjerim, Johanes Hahn, do të vizitojë më 18 shtator Maqedoninë, për të parë përparimin dhe rezultatet në implementimin e marrëveshjes politike të 2 qershorit.

Hahn, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç, në kuadër të vizitës në Maqedoni planifikon rinisje të dialogut paraqasës (HLAD), gjë për të cilën partitë janë marrë vesh më 15 qershor.

Megjithatë, sipas informacioneve të Komisionit, nëse deri më 15 shtator nuk zgjidhet prokurori special që do të merret me përgjimet, atëherë Hahn do të anulojë dialogun paraqasës dhe do të mbajë takime me përfaqësuesit e pushtetit, opozitës dhe shoqërisë qytetare në Maqedoni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button