Maqedonia

Ivanov do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të 25-të në Poloni

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov, është duke qëndruar në vizitë pune në Poloni, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të 25-të, e cila do të zhvillohet në Krynica-Zdrój, transmeton makfax.

Gjatë forumit, Ivanov do të flasë në sesionin e titulluar “Drejt një Evrope fleksibël: Strategjitë për të ardhmen”, dhe Forumit të liderëve të rinj në sesionin “Udhëheqësit e nesërm – Çfarë liderë i duhet Evropës në shekullin e 21.” Fokusi i forumit të këtij viti është situata ekonomike dhe politike në Evropë dhe në botë, siguria e energjisë dhe inovacionet.

Gjatë vizitës është planifikuar që Ivanov të zhvillojë takim me Presidentin e Polonisë Andrzej Duda.
Forumi Ekonomik i cili këtë vit zhvillohet për të 25 herë, është konferenca më e madhe në Evropën Qendrore dhe Lindore me fokus të ekonomisë dhe politikës në këtë pjesë të kontinentit, njofton Telegrafi.

Qëllimi i kësaj iniciative është që të krijojë një klimë të favorshme për zhvillimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik në Evropë.

Delegacioni i kryesuar nga presidenti Ivanov dhe ministri Furkan Çako, do të prezantojnë para biznesmenëve polakë mundësitë për investimin në Maqedoni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button