Politika

OSBE/ODIHR publikon raportin përfundimtar për 21 Qershorin

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet e 21 Qershorit, ku vërehen përparime në krahasim me proceset e mëhershme dhe ritheksohen problematikat e së shkuarës si parregullsitë proceduriale dhe votimi familjar.

“Në përgjithësi liria e shprehjes dhe e votës u respektua, megjithëse politizimi i institucioneve minoi administrimin efikas të procesit elektoral. Dita e votimit eci pozitivisht, megjithatë u gjetën raste të votimit në grup dhe disa parregullsi proceduriale të tjera”, thuhet në raport.

Në raport theksohet se partitë politike kryesore përdorën pushtetin e tepër që kanë në institucionin e administrimit të zgjedhjeve për interesat e tyre duke minuar administrimin efektiv të procesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button