Qeveritare

Farkas-Kodhelit: Kontributi i dhënë nga ushtarakët shqiptarë, gjithnjë domethënës

farkas_kodheliMinistrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli priti të shtunën në një takim Zv.asisteten e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë. Evelyn N.Farkas.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh me interes reciprok. Ministrja Kodheli e njohur znj.Farkas me zhvillimet më të fundit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë në rajon. Kodheli vlerësoi rolin dhe kontributin që SHBA po jep Forcave të Armatosura në modernizimin dhe tranformimin e tyre. Ajo garantoi se me lidershipin e ri FA-të do të jenë pjesë e një sistemi transparent vendimarrje dhe promovimi.Farkas
Znj.Farkas vlerësoi rolin e Shqiperisë si faktor i vazhdueshëm stabiliteti në rajon. Sipas saj, kontributi i dhënë nga Republika e Shqiperisë dhe ushtarakët shqiptarë ka qënë gjithnjë domethënës.

Znj.Farkas theksoi rëndësine e vazhdimit të luftës kundër korrupsionit dhe nënvizoi mbështetjen e padiskutuar të SHBA-ve kundër këtij fenomeni
Në takim mori pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Jeronim Bazo si dhe Gjeneral Major Randy Kee, drejtor i strategjisë dhe politikave në komandën Amerikanë në Europë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button