Kosova

Aktivistë të VV, bojë dhe vezë ndaj makinës së Mustafës

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, mëngjesin e kësaj të mërkure kanë hedhur bojë dhe vezë në makinën e kryeministrit Isa Mustafa, teksa ai po shkonte për në zyrën e tij në selinë e Qeverisë.

“Ne duam t’i kujtojmë Mustafës se, ai nuk mund ta pamundësojë funksionalizimin e shtetit të Kosovës përmes krijimit të Zajednicës”, thuhet në një postim të Vetëvendosjes në Facebook.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zyrtari për informim i saj, Daut Hoxha tha për Top Channel se, të mërkurën rreth orës 8:00 të mëngjesit është sulmuar eskorta e kryeministrit Isa Mustafa.

Sipas Hoxhës, janë disa personat që dyshohen të kenë hedhur bojë dhe vezë në drejtim të makinës së kryeministrit. Ndërkohë, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës po merren me këtë çështje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button