Europa

Ukraina Lindore drejt rikthimit të normalitetit pas largimit të separatistëve

ukraine Në territoret që janë aktualisht nën kontrollin e forcave të armatosura ukrainase, jeta është duke u rikthyer në normalitet edhe pse me ritme të ngadalta. Qeveria e Ukrainës është duke u përpjekur të rikthejë normalitetin e jetës për njerëzit që jetojnë në qytetet e mara nga grupet separatiste javët e fundit. Forcat qeveritare kanë hequr pikat e kontrollit rebele dhe barrikadat për të ruajtur një nivel të lartë të sigurisë nëse separatistët përpiqen për të depërtuar dhe rifituar lagjet apo dhe zonat përreth. Pikat e kontrollit, drejtuar nga ushtarët ukrainas, të mbështetur nga mjete të blinduara, kanë dalë në zonat kryesore të tilla si Sloviansk, Kramatorsk, Mykolaiv, Druzhkivka, Konstantinokva dhe Artemivsk, por gjurmët e luftës janë kudo dhe janë një kujtesë e zymtë e dhunës. Shumë civilë u vranë në përleshjet dhe shumë shtëpi u dogjën e u shkatërruan. Një numër i madh njerëzish të cilët u larguan nga fshatrat tani janë kthyer për të gjetur shtëpitë e tyre nën rrënoja. Një tjetër problem kryesor i tyre është edhe ushqimi pasi çdo gjë është shkatërruar për shkak se të gjitha dyqanet përreth u plaçkitën nga rebelët. Edhe pse njerëzit janë rikthyer sërish në shtëpitë e tyre në territoret e rifituara nga forca e armatosura, në pjesën tjetër të Ukrainës lufta vazhdon dhe shumë njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre për t’iu shmangur luftës, veçanërisht rreth Donetskut, Strelkovit, Karlovkas dhe Luganskut. Këtë javë, Rusia i bëri thirrje Ukrainës për një armëpushim të menjëhershëm dhe fillimin e bisedimeve me separatistët në një përpjekje për të parandaluar konfliktin dhe dhunën, konflikt i ndezur pas deklaratave të separatistëve prorusë, sipas të cilëve synimi i tyre ishte marrja e Kievit./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button