Politika

Bushati: Raporti i OSBE/ODIHR evidenton përparim

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, duke folur nga Kryeminstria për raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri, tha se “sipas këtij raporti, klima zgjedhore në vend ishte pozitive”.

“Raporti evidenton përparimin në procesin zgjedhor në Shqipëri dhe udhërrëfente në të njëjtën kohë hapat që duhet të ndërmerren në vijim”, tha Bushati.

“Qeveria shpreh besim dhe mirënjohje për aktorët që kontribuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke mundësuar shënimin e një hapi përpara të vendit tonë në procesin zgjedhor”, shtoi ministri i Jashtëm.

Bushati nënvizoi se nuk e habit fakti që partitë të ndryshme mund ta interpretojnë ndryshe këtë raport, por nënvizoi se aty “thuhet se në 93% të qendrave të votimit nuk u vunë re probleme”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button