Film

Filmat më të mirë të vjeshtës 2015

Everest

A mund të jetë ky “Gravity” i këtij viti? Një triller 3D për aventurën dhe shkatërrimet, “Everest” është vendosur jo në hapësirë, por në një mal të lartë. Bazuar në një incident real të vitit 1996, kur një përpjekje për të ngjitur malin Everest përfundoi në katastrofë, filmi mban regjinë e Baltasar Kormakur. Në të përshkruhen përpjekjet e dëshpëruara për të mbijetuar të dy grupeve të alpinistëve. Ai do të dalë në kinema më 18 shtator.

The Martian

Një tjetër film hapësinor i Ridley Scott, por kësaj here frymëzuar nga një roman i Andy Weir, “The Martian”, ka në qendër të tij aktorin e njohur, Matt Damon. Ai luan rolin e një astronauti që mbetet në Mars dhe duhet të përdorë çdo aftësi të tijën për të mbijetuar. Me aktorë të tjerë si Jessica Chastain, Chiwetel Ejiofor, Kristen Wiig dhe Jeff Daniels, filmi premton më shumë sesa thjesht një argëtim të vetëm një protagonisti. Premiera botërore e filmit do të jetë festivali në Toronto.

The Intern

Aktorja e njohur nga “Djalli vishet me Prada”, Anne Hathaway, është në filmin e ri të regjisores Nancy Meyers, një drejtoreshë e një kompanie online mode. Një praktikant i ri në eksperiencë, por i vjetër në moshë, pranë kësaj firme është Robert De Niro. Ky i fundit fillon të përshtatet me modën e re dhe mënyrën aktuale të funksionimit të gjërave. Filmi do të dalë në SHBA më 25 shtator.

Burnt

Bradley Cooper shfaqet kësaj here si një shef kuzhine me shumë pikëpyetje. Nën një dramë romantike, ndaj tij ekziston presioni për t’u bërë një nga kuzhinierët më të mirë në botë. Në film luajnë emra të njohur si Sienna Miller, Uma Thurman, Alicia Vikander dhe Emma Thompson. Premiera do të jetë më 23 tetor.

By the Sea

Ndryshe nga dy filmat e mëparshëm të regjisores Angelina Jolie, këtë herë ajo edhe aktron në realizimin më të ri dhe të shumëpritur. Filmi është një bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Brad Pitt, plot 10 vjet pas filmit aksion Mr & Mrs. Smith. Historia e një çifti që kalon vështirësi gjatë pushimeve në Maltë do të shfaqet në kinema më 13 nëntor.

Star Wars: The Force Awakens

Një super realizim me regji të J. Abrams, filmi i ri “Star Wars” do të përmbajë çdo aktor të shumëpaguar të Hollivudit. Nga Harrison Ford te Carrie Fisher dhe Mark Hamill, si dhe fytyrat e reja si John Boyega, Adam Driver, Oscar Isaac dhe Lupita Nyong’o, filmi premton të marrë vëmendje maksimale nga adhuruesit. Në kinema nga 18 dhjetori.

Grandma

Lily Tomlin po shijon një karrierë të re falë serive televizive në Netflix nën titullin “Grace and Franki”. Filmi tregon jetën e një poeteje lezbike që udhëton me mbesën e saj adoleshente për të mbledhur fonde për abortin e kësaj të fundit. Ky është roli i parë protagonist i Tomlin pas 27 vjetësh, shkruar për të nga regjisori Paul Weitz. Ajo madje nget makinën e saj, një Dodge Royal të vitit 1955. Në kinema nga 11 dhjetori.

The Good Dinosaur

Një film vizatimor nga Pixar, “The Good Dinosaur” do të jetë i dyti për këtë vit pas “Inside Out”. Filmi tregon aventurat e një dinozauri dhe një fëmije, të cilët miqësohen së bashku nën frymën e natyrës. Një realizim mjaft i arrirë që pritet të tërheqë vëmendjen e fëmijëve nga e gjithë bota. Në kinema më 25 nëntor.

Black Mass

Me lojën e veçantë të një aktori shumë të kërkuar si Johnny Depp, filmi “Black Mass” i tejkalon rolet e tij dhe e vë atë në ekranet botërore si një gangster irlandez-amerikan që kërkon të ngjitet në botën e krimit të Bostonit. Një realizim origjinal dhe shumë i veçantë, filmi i Scott Cooper do të dalë në kinema më 18 shtator.

Carol

Një film i mrekullueshëm dhe shumë sensual, “Carol” është përshtatja e regjisorit Todd Haynes nga romani i vitit 1952, “Princi i Kripës”. Historia tregon dashurinë midis një shitëseje në dyqan dhe ndihmëses së saj, luajtur nga Cate Blanchett. Marrëdhënia e tyre bëhet shumë e vështirë dhe e dhimbshme, aq sa tensioni bëhet i padurueshëm. Luajtur me mjeshtëri aktori dhe nën sfondin e viteve të shkuara, filmi rikthen histori të parrëfyera. Premiera e tij do të jetë data 20 nëntor.

Hunger Games: Mocking jay 2

Nën të tjera aventura, aktorja e njohur, Jennifer Lawrence, nën rolin e Katniss shkakton një revolucion të thellë në radhët e qeverisjes autokratike të vendit të saj. Një film që mezi po pritet nga audienca dhe të cilin do ta ndiqni në kinema më 20 nëntor.

*Burimi: “Guardian”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button