Home / Qeveritare / Rama-Nuland, dimension i ri bashkëpunimi Shqipëri-SHBA

Rama-Nuland, dimension i ri bashkëpunimi Shqipëri-SHBA

rama_nulandKryeministri Rama zhvilloi sot një takim me Asistentsekretaren e Shtetit Victoria Nuland, të ndjekur më pas nga një darkë pune e të dy delegacioneve.

Zonja Nuland e përgëzoi Kryeministrin për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë dhe theksoi se ky vendim i rëndësishëm për të ardhmen europiane të vendit tonë është kurorëzim i reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Nga ana tjetër Kryeministri Rama e njohu zyrtaren e lartë të departamentit të shtetit me vizionin e qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar si edhe nevojën që sistemi i drejtësisë ka për tu reformuar, ide të cilat u mbështetën plotësisht nga zonja Nuland.

Bashkëpunimi ekonomik i dy vendeve ishte një tjetër temë e rëndësishme e bisedës, për të cilën Kryeministri Rama dhe Asistentsekretarja Nuland ranë dakord se nevojitet një dimension i ri bashkëpunimi, që do të mundësonte intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe nxitjen e sipërmarrësve amerikanë për të investuar në Shqipëri. Zonja Nuland vlerësoi projektin strategjik të gazsjellësit TAP dhe rolin e Shqipërisë në sigurinë energjitike në Europë.

Zonja Nuland vlerësoi rolin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe kontributin që vendi ynë ka dhënë qoftë në zhvillimet e fundit ndërkombëtare ne Ukraine, qofte ne avancimin e demokracisë dhe promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Në takim zonja Nuland shoqërohej nga Ambasadori Arvizu, Gjeneral Major Kee dhe Evelyn Farkas, kurse Kryeministri Rama shoqërohej nga Ministri i Jashtëm Bushati, Ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe Ministri i Brendshëm Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.