ParlamentarePolitika

Kuvend, debate për marrëveshjen CEZ-DIA; Berisha: Meta të japë sqarime

Debati mbi marrëveshjen mes kompanive CEZ-DIA, në të cilën përflitet për një përfshirje të paligjshme të Ilir Metës, është zhvendosur në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se, mediat kanë zbuluar një tjetër akt korruptiv, që tregon se kompania e kontraktorit Kastriot Ismailaj i ka dhënë rryshfet Metës kur ishte ministër i Jashtëm.

“Nga ana tjetër, një dëshmi tjetër vjen nga ish-administratori i CEZ që thotë se, Ilir Meta ka shkuar në Pragë dhe ka negociuar për kontraktimin e Ismailajt. Meta si ministër i Jashtëm nuk ka pasur tagër për të negociuar me CEZ. Për këtë ka qenë i ngarkuar ministri i tij Edmond Haxhinasto, Ministria e Financave dhe grupi i punës”, ka deklaruar Berisha.

Ish-kryeministri ka shtuar se, Meta duhet të sqarojë se cilat ishin motivet që e çuan në Pragë për të negociuar për Ismailajn dhe për ta bërë këtë, sipas tij, kreu i Kuvendit duhet të japë dorëheqjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button