Politika

Nuland përmbyll vizitën në Tiranë

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland zhvilloi gjatë pasdites dhe mbrëmjes së djeshme një vizitë zyrtare në Tiranë, pjesë e nje turi diplomatik të saj në vendet e Ballkanit perëndimor.  Zonja Nuland pati takime me përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së vendit. Në njoftimet zyrtare për bisedimet e zhvilluara nuk është dhënë informacion mbi qëndrimet e diplomates së lartë amerikane, por vetëm ato të bashkëbiseduesve të saj shqiptarë, përjashto vlerësimin për rolin e Tiranës në rajon dhe urimet e saj për marrjen nga ana e Shqipërisë të Statusit të vendit kandidat.

nuland_nishani

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit mbërrit pasdite vonë në Tiranë, pas ndalesës së saj në Podgoricë. Takimin e parë ajo e pati me presidentin Bujar Nishani. Kreu i Shtetit shqiptar ka vënë theksin të cështja e Drejtësisë për të cilën aktualisht ka një debat të fortë në Shqipëri dhe përplasje të qartë mes qeverisë dhe presidentit, si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas njoftimit për shtyp të presidencëc, kreu i shtetit shqiptar “u shpreh se pa një drejtësi funksionale nuk ka garanci për të drejtat dhe liritë e njeriut”. Ai gjithashtu e “ informoi bashkëbiseduesen për sfidat që ndesh reformimi i gjyqësorit shqiptar bazuar në parimet e gjithëpërfshirjes, profesionalizmit dhe ruajtjes nga influencat politike dhe të grupeve të interesit”. Në takim është folur gjithashtu edhe për reformat e Forcave të armatosura, një tjetër pikë përplasjeje mes Qeverisë dhe presidentit Nishani.

nuland_metaTakimi i dytë i ndihmës sekretares amerikane të Shtetit ka qenë me kryetarin e parlamentit Ilir Meta, i cili ka garantuar se insitucioni që ai drejton “do të shërbejë si një platformë solide e dialogut politik, transparencës dhe gjithëpërfshirjes, në mënyrë që reformat e ndërmarra të japin rezultate të prekshme”. Lidhur me zhvillimet në rajon, zoti Meta nga ana e tij është ndalur edhe të ngjarjet e fundit në Maqedoni, ndërsa ka theksuar se “Shqipëria mbështet dialogun konstruktiv mes palëve në frymën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, duke mos harruar se çdo hap që hidhet në rajon, duhet t’i shërbejë klimës së mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe forcimit të paqes, stabilitetit dhe progresit ekonomik të të gjithë qytetarëve tanë”.rama_nuland

Pas zotit Meta, zyrtarja e lartë amerikane ka takuar edhe kryetarin e partisë demokratike Lulzim Basha, me të cilin ka zhvilluar edhe bisedime kokë më kokë. Njoftimi i partisë demokratike megjithatë, bën të ditur qëndrimin e zotit Basha, i cili ka përsëritur akuzat e opozitës të bëra tashmë publike ndaj qeverisë për “kapjen e institucioneve të pavarura, moszbatimin e vendimit të gjykatave, pushimet masive në administratë në kundërshtim me Ligjin, futjen e elementëve kriminalë në strukturat shtetërore” si dhe shqetësimin e opozitës se “presionet nga qeveria për kapjen e drejtësisë janë një këmbanë alarmi për demokracinë dhe stabilitetin në vend”, ka theksuar zoti Basha ndërsa ka nënvizuar se sipas tij “kryeministri ka ngritur në parlament një strukturë dhune me elementë kriminalë për të kërcënuar opozitën dhe fjalën e saj”,duke ju referuar incidentit të fundit gjatë seancës parlamentare të së enjtes mes deputetit demokrat Genti Strazimir dhe dy deputetëve të shumicës.

basha nulandTakimet e zonjës Nuland në Tiranë, u mbyllën me një darke pune me kryeministrin Edi Rama dhe tre anëtarë të kabinetit të tij, ministrin e Jashtëm, atë të Brendshëm dhe të Mbrojtjes. Sipasi njoftimit të qeverisë “kryeministri Rama e njohu zyrtaren e larte te departamentit te shtetit me vizionin e qeverise shqiptare per te luftuar korrupsionin, krimin e organizaur si edhe nevojen qe sistemi i drejtesise ka per tu reformuar”. Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë e nxitjes së sipërmarrësve amerikanë për të investuar në Shqipëri.

Zonja Nuland do të jetë të dielën në Prishtinë dhe Beograd, ku pritet që në qendër të bisedimeve të jetë dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura mes palëve. Të hënën parashikohet që zyrtarja e lartë amerikane të jetë në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë, vend i cili është tronditur ditët e fundit nga protestat e shqiptarëve të atjeshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button