Te ndryshme

Refugjatët më të famshëm të historisë

Mes refugjatëve, të cilët kërkojnë çdo ditë azil, ka persona si ne. Për ta kuptuar edhe më mirë, mbase duhet të bëjmë një hap pas, në të shkuarën, kur personazhe të një kalibri si Abrahami, Jezusi, Frojdi, Mark Shagal e shumë të tjerë, e gjetën veten të zhveshur nga çdo e mirë, nga çdo rol e u detyruan të bënin një jetë prej refugjati

Kur mendojmë për refugjatët, me siguri nuk i imagjinojmë të veshur si profesorë, shkencëtarë, mjekë, artistë, se sa si një masë pa formë të njerëzve të dëshpëruar, të bërë pis e të dobët, për të cilët instinktivisht formojmë idenë e humbjes, refuzimit dhe të vdekjes!

Refugjatët janë persona të cilët e kanë humbur rrugën e tyre në një realitet tjetër, prej nga kërkojnë të njihen, të pranohen dhe të mbështeten. Azili i detyruar është një ngjarje nga më dramatiket të jetës sonë dhe askush, vërtet askush, nuk përjashtohet!

Të mos e mbyllim zemrën nga dukja dhe nga frika: mes refugjatëve të cilët kërkojnë çdo ditë azil, ka njerëz si ne. Për ta kuptuar edhe më mirë, mbase duhet të bëjmë një hap pas, në të shkuarën, kur personazhe të një kalibri si Abrahami, Jezusi, Frojdi, Mark Shagal e shumë të tjerë, e gjetën veten të zhveshur nga çdo e mirë, nga çdo rol e u detyruan të bënin një jetë prej refugjati.

Ja se cilët ishin disa prej tyre:

Steve Jobs (Stiv Xhobs)

Po, edhe babai i Apple dhe i iPhone, ishte i biri i një emigranti të ri sirian, Abdul Fattah Jandali, i cili qe i detyruar të linte vendin e tij dhe të kërkonte azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aung san Suu Kyi

E bija e gjeneralit të madh Aung San (një prej politikanëve më të njohur të Birmanisë), pas studimeve jashtë shtetit, vendosi të kthehej në tokën e saj të lindjes për t’u kujdesur për të ëmën. Por në ato vite, gjenerali Saw Maung, në fuqi me regjimin e tij ushtarak e detyroi të braktiste vendin. Ajo refuzoi, duke u burgosur për vite të tëra, por rasti i saj bëri xhiron e botës: iu dha çmimi i Parë “Nobel për Paqen” dhe vlerësime të tjera.

Isabele Allende (Izabel Aliende)

Shkrimtarja e famshme e njeh mjaft mirë fjalën azil: pas largimit të të ungjit, presidentit kilian Salvador Allende, në vitin 1973, për shkak të grushtit të shtetit të gjeneralit Pinoçet, ajo u persekutua nga regjimi dhe u detyrua të transferohej në Venezuelë, më pas në SHBA, ku aktualisht jeton.

Marc Chagall (Shagal)

Piktori i famshëm bjellorus, Marc Zakharovich Chagall, u persekutua nga regjimi carist, sepse ishte me origjinë hebraike. Ai arriti të largohej nga Shën Petërburgu, pasi u bë i njohur si artist, për t’u vendosur në Paris. Por edhe nga aty iu desh të largohej për shkak të okupimit nazist.

Siegmund Freud (Frojd)

As Frojdit nuk i ka shkuar mirë në këtë drejtim: origjina e tij hebraike e dëboi nga Austria në vitet ’30, pasi vendi u aneksua nga Rajhu i Tretë. Ai u detyrua të heqë dorë nga shtetësia austriake dhe u mbeti pa shtetësi. Frojdi u pranua si refugjat politik, me familjen e tij në Londër.

Albert Einstein (Ajnshtajn)

Origjina hebraike e Ajnshtajnit përfaqësoi një problem për shkencëtarin, duke qenë se Rajhu i Tretë e akuzoi atë për tradhti të lartë, duke e detyruar të largohej, së pari në Belgjikë, pastaj në Britani të Madhe, derisa u vendos përfundimisht në SHBA. Ajnshtajni ndihmoi shumë refugjatë.

Rudolf Nureyev (Nurejev)

Rudolf Khametovich Nurejev, lindur në Rusi në 1938, kërkoi azil politik nga autoritetet aeroportuale në Paris në vitin 1961. Në vitin 1955 arrin të bëhet pjesë e shkollës prestigjioze të baletit në teatrin Kirov të Leningradit dhe tre vjet më vonë u pranua në kompani. Gjatë një turneu në Europë, ashtu si shumë artistë bashkëpatriotë të tij, kërkoi azil politik në Francë, për t’i shpëtuar regjimit sovjetik dhe hierarkisë së tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button