Europa

Mijëra banorë largohen nga Donetsku

donesk Banorë të shumtë të Donetskut u larguan këtë fundjavë nga bastioni i kryengritësve në lindje të Ukrainës nga frika e sulmeve, pas përplasjeve që kanë shkaktuar këto ditët e fundit  30 të vdekur në 48 orë.
Trupat e Kievit që përfunduan rrethimin e Donetskut kanë avancuar këtë javë për të marrë pozicionet rreth 20 kilometra nga qyteti.
Por zyrtarët ukrainas përfshirë dhe presidentin Petro Porochenko kanë përjashtuar një sulm frontal kundër Donetskut dhe kundër qytetit të madh rebel, Lougansk, që do të shkaktonte padyshim shumë viktima mes popullsisë civile.
Megjithatë, shumë banorë të Donetskut kanë zgjedhur të mos rrezikojnë dhe të largohen nga qyteti në kohë dhe për aq kohë sa trenat funksionojnë.
Sipas kryeministrit të Republikës Popullore të Donetskut, vetëshpallur, Alexandre Borodai, më shumë se 70 000 nga rreth 900 000 banorë janë larguar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button