Maqedonia

Maqedonia si Hungaria, tela me gjemba në kufi me Greqinë

Maqedonia mund të ndjekë shembullin e Hungarisë për të përballuar krizën e refugjatëve, duke ndërtuar një gardh gjigant me tela me gjemba në kufirin e vet me Greqinë.

Ministri i Punëve të Jashtme maqedonase, Nikolla Poposki deklaroi këtë të premte se vendi mund të detyrohet të ndërtojë tela me gjemba ose të zhvendosë ushtrinë për t’u përballur me krizën.

“Ne kemi nevojë për mbrojtje nga fluksi i madh i refugjatëve dhe si zgjidhje shohim edhe atë që ka zbatuar Hungaria me murin, pasi deri tani nuk ka një konsensus europian”, citohet Popovski.

Lidhur me deklaratën e Ministri të Jashtëm ka reaguar Kryetari i Partisë Liberale, Ivon Veliçkovksi, i cili thotë se Popovski mund ta rrethojë me tela me gjemba selinë e partisë së tij, atë të VMRO-DPMNE-së, por jo kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button