Home / Arte / Muzike / “Don Giovanni” hap sezonin e TKOB

“Don Giovanni” hap sezonin e TKOB

Opera

“Don Giovanni”, opera me dy akte nga Mozart, do të hapë sezonin e ri artistik të Teatrit të Operës dhe Baletit. Ky produksion i cili është tërësisht i ri për sa i përket konceptit regjisorial, skenografik dhe kostumeve do të mbledhë solistët e afirmuar të TKOB si Armando Likaj, Eva Golemi, Ulpiana Aliaj, Dorina Selimaj, Eriona Gjyzeli, por edhe artistë të huaj si Marco Ciaponi, Daniele Terenzi dhe Enrico Marchezini. Dirigjimi i orkestrës i është besuar Paolo Carbone, i cili ka bashkëpunuar edhe më parë me orkestrën e TKOB, kurse regjia i përket një tjetër artisti italian, Mariano Bauduin. “Don Giovanni” një opera e cila ka edhe komedinë edhe tragjedinë të gërshetuar, është një nga veprat më të njohura të Mozartiy dhe një ndër dhjetë operat më të interpretuara të repertorit botëror. Personazhi i Don Giovannit është shumë i njohur për publikun, si një karakter, i cili është vazhdimisht në ndjekje të femrave dhe i famshëm për taktikat e tij joshëse…

Opera do të ketë premierën të hënën, më 14 shtator, në orën 19.00 dhe vazhdon përgjatë gjithë javës në datat 16, 18 dhe 20 shtator 2015.

Leave a Reply

%d bloggers like this: