Libri

Kadare nderohet me “Urdhrin e Pavarësisë”

Presidentja e Kosovës, Jahjaga, vizitë në shtëpinë e shkrimtarit

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, është nderuar dje me “Urdhrin e Pavarësisë” nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me motivacionin “Për kontributin e jashtëzakonshëm për afirmimin e kulturës dhe letërsisë shqipe dhe për kontributin e madh në përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi”. Presidentja e Kosovës ia dorëzoi këtë vlerësim në shtëpinë e tij në Tiranë, ku ndaloi për një vizitë gjatë vizitës zyrtare që zhvilloi në Shqipëri. Ajo vlerësoi lart gjithë punën dhe angazhimin e shkrimtarit jo vetëm në fushën e letërsisë dhe e falënderoi për gjithë përkrahjen dhe mbështetjen e madhe për popullin e Kosovës edhe në kohët më të rënda të historisë së tij. Nga ana e tij, Kadare, pasi falënderoi Presidenten për këtë nderim, theksoi rolin e jashtëzakonshëm që ajo ka luajtur në ndërtimin e imazhit të Kosovës në botë. Shkrimtari Ismail Kadare është një nga mbështetësit më të mëdhenj të çështjes së Kosovës deri në konsolidimin e pavarësisë së saj, nëpërmjet librave dhe deklaratave të shpeshta në shtyp mbi këtë çështje. Një nga librat e tij të njohur për këtë çështje është dhe “Tri këngë zie për Kosovën”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button