Kosova

Nuland takime me drejtuesit e lartë të Kosovës

 

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit Nuland gjate takimit sot me Presidenten Jahjaga
Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit Nuland gjate takimit sot me Presidenten Jahjaga

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, do të zhvillojë sot në Prishtinë takime me drejtuesit e lartë të shtetit të Kosovës.
Sipas axhendës së njoftuar, gjatë paradites Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, e cila më pas do pritet edhe nga kryeministri Hashim Thaçi, ndërsa do të ketë takim edhe me Isa Mustafën, kryetar i LDK dhe Ramush Haradinajn kryetar i AAK.
Ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike Victoria Nuland, e cila pas vizitës dje në Tiranë, sot do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, në turnenë e vizitave në vendet ballkanike, në Forumin e Kroacisë në Dubrovnik ka përshëndetur arritjet e Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut, duke thënë se Ballkani Perëndimor ka të ardhme të sigurt drejt BE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button