Home / Kosova / Më 17 shtator Kuvendi nis sezonin vjeshtor

Më 17 shtator Kuvendi nis sezonin vjeshtor

Kryesia e Kuvendit e ka caktuar 17 shtatorin si datë për nisjen e sezonit të vjeshtës të Kuvendit të Kosovës. Në mbledhjen e sotme ku u caktua kjo datë, u fol për kërkesën e kryeministrit për informim të legjislativit për marrëveshjet e arritura me Serbinë, për çka opozita lëshoi mbledhjen duke e vlerësuar si një tallje të Kuvendit këtë kërkesë.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, duke e quajtur kërkesën një hajgare të kryeministrit tha se Kuvendi nuk duhet të jetë vetëm si lexues i marrëveshjeve por vendimmarrës.
Ndërsa shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, tha se me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel është krijuar një bashkësi e cila ka ndikim në institucione.

Sipas saj është skandaloze çështja e pronave të Kosovës në Veri pasi Qeveria me marrëveshjen e fundit ka pranuar të jenë në pronësi të Asociacionit.
Ajo tha sipas marrëveshjeve Qeveria ia ka dhënë në pronësi Asociacionit edhe liqenin e Ujmanit edhe Trepçen.

Kadaj-Bujupi tha se marrëveshjet e fundit të nënshkruara në Bruksel dhe Asociacioni do ta kthejnë Kosovën në vitin 1974.

Edhe shefja e grupit parlamentar të Nisma për Kosovën tha se dokumenti i qeverisë është jo serioz dhe i papranue shëm.

Ajo tha se me Asociacionin është bërë ndarja e Kosovës dhe po krijohet një mini shtet brenda shtetit.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri, theksoi se është absurde të thuhet se nuk ka çka informon kryeministri për marrëveshjet në Bruksel.

Ai tha se mbështet futjen në rend dite të kërkesës së kryeministrit për informim rreth marrëveshjeve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: