Politika

Dekriminalizimi, mblidhet komisioni; diskutohet raporti i Komisionit të Venecias

Në mbledhjen e radhës të komisionit parlamentar për dekriminalizimin është diskutuar përfshirja e raportit të Komisionit të Venecias.

Në fjalën e tij, kryetari i komisionit Oerd Bylykbashi ka deklaruar se raporti në fjalë do të jetë udhërrëfyesi i këtij procesi dhe ka shtuar se çdo propozim i shumicës do të jetë i mirëpritur.

Në këtë drejtim, nënkryetari socialist i komisionit, Taulant Balla ka propozuar që dy anëtarë të grupit të merren me përmbledhjen e raportit dhe që ndryshimet kushtetuese të përfshihen në reformën në drejtësi.

Ky i fundit ka hasur në kundërshtimin e kryetarit Bylykbashi, i cili ka theksuar se, punët e dy komisioneve, atij në drejtësi dhe atij të dekriminalizimit, duhet të jenë të ndara.

Në të njëjtat linja është shprehur edhe deputeti tjetër demokrat, Gent Strazimiri, i cili ka thënë se, raporti i KV pranohet nga të gjithë dhe ka bërë thirrje për “vullnet për gjetjen e zgjidhjes dhe jo për të shkaktuar vonesa”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button