Home / Rajoni / Maqedonia / Lëvizja Besa: Të themelohet Prokurori Speciale me prokurorë ndërkombëtarë

Lëvizja Besa: Të themelohet Prokurori Speciale me prokurorë ndërkombëtarë

Të martën, më 15 shtator, skadon afati për zgjedhjen e Prokurorit Special, të parashikuar me Marrëveshjen ndërpartiake për daljen e Maqedonisë nga kriza politike. Edhe pse grupet punuese të partive politike dhe eksperti belg Piter van Hojte kanë punuar edhe gjatë ditëve të fundjavës, deri më tani nuk ka informata zyrtare se a është arritur ndonjë marrëveshje.

Sipas marrëveshjes ndërpartiake për daljen e Maqedonisë nga kriza politike, nga 15 shtatori duhet të emërohet Prokuror Special me autonomi të plotë që ta udhëheqë rastin “Puç” dhe akuzat për korrupsion e krim të qeveritarëve, të cilat dalin nga bisedat e përgjuara telefonike që i publikoi opozita maqedonase.

Ndërkohë, për shkak të stërzgjatjes së bisedimeve rreth zgjedhjes së Prokurorit Special dhe duke qenë të bindur se ky nivel i politizimit të gjendjes në Maqedoni, do të pamundësojë zgjedhjen e një Prokurori Special, i cili do të kishte besueshmëri nga të gjitha palët. Lëvizja BESA kërkon themelimin e një Prokurorie Speciale të pavarur, por me prokurorë eminentë ndërkombëtarë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: