Politika

Basha: Me të zgjedhurit tanë do mbrojmë demokracinë e qytetarëve

Basha-ne-Gramsh-542x350Opozita do të vijojë denoncimin e kapjes së shtetit nga krimi dhe përpjekjet për të kthyer normalitetin në vend”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha në Kuvendin Zgjedhor të kësaj force politike në Gramsh.

Duke vijuar akuzat ndaj mazhorancës, Basha tha se Rama e Meta janë mbështetur tek krimi të cilin e kanë veshur dhe me mandate deputeti për të grumbulluar pushtetin në duart e tyre.

“Kemi denoncuar dje sot do të denoncojmë nesër dhe përditë lidhjet kriminale të Edi Ramës dhe Ilir Metës. Vendosjen dhe rrezikun e vendosjes së një oligarkie mafioze për të zëvëndësuar demokracinë e qytetarëve me demokracinë e mafias, kapjen e policisë, spastrimet në administratë, kapjen e institucioneve të pavarura, presionet ndaj gjyqësorit, kapjen e sektorëve të rëndësishëm ekonomik, likuidimet e elitës sipërmarrëse. Do ta bëjmë këtë jo për interesat tona por sepse është jetike për vlerat e demokracisë që krimi të jetë atje ku duhet të jetë dhe parlamenti të jetë në lartësinë e përfaqësimit të qytetarëve”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD tha se forca politike që ai drejton do t’i përgjigjet këtij realiteti duke zgjedhur njerëzit më të mirë për të drejtuar këtë parti në gjithë vendin.

“Duke besuar në pushtetin e votës, arritjes në konkluzione të përbashkëta përmes debatit dhe jo permes heshtjes, përmes evidentimit me mendje të hapur dhe me zemër të hapur duke u parë sy me sy dhe jo prapa shpine, të gjithçka që nuk kemi bërë mirë, ne arrijmë një bashkim të vërtetë dhe frymëzues edhe për të tjerë që duan të vijnë dhe të bashkojnë zërin e tyre dhe aspiratat e tyre me ne. Jemi pjesëtarë të një familje që lindi si parti e lirisë që do të mbetet parti e lirisë dhe me lirinë do ta konsolidojmë e ta bëjmë partinë tonë më të bashkuar, më të fortë, më të dashur dhe më të besueshme për qytetarët”, u shpreh Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button