Home / Arte / Muzike / Mirjam Tola dhe Sokolin Asllani sërish bashkë

Mirjam Tola dhe Sokolin Asllani sërish bashkë

Dy artistët do të jenë pjesëmarrës në “Takimet muzikore të dy botëve”

Sopranoja Mirjam Tola dhe baritoni Sokolin Asllani do të jenë sërish bashkë në skenë. Ata do të interpretojnë në edicionin IX të “Takimeve muzikore të dy botëve” të shoqëruar nga pianisti i famshëm Alessandro Misciasci. Artistët do të interpretojnë në Tiranë dhe në Shkodër në datat 17 dhe 19 shtator 2015. Mirjam Tola është një artiste e njohur shqiptare në skenat ndërkombëtare, kryesisht në Gjermani apo Vjenë. Interpretimi i saj në rolin e Toskës një vit më parë do të pritej mirë nga mediat gjermane. Baritoni Sokolin Asllanaj, diplomuar për Piano në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë, numëron një seri interpretimesh në Austri, Nju Jork, Filadelfia, Toronto, Boston etj. Është nderuar për arritje të jashtëzakonshme me titullin “Qytetar i Nderuar i Austrisë”. Dy artistët kanë qenë dhe më parë pjesë e festivalit “Takimet muzikore të dy botëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.