Sporti

Manchester City-Juventos: 1-2, Pellegrini, jam i zhgënjyer

aaTrajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, mendon se skuadra e tij ishte më e mirë se Juventusi edhe përkundër se pësuan humbje me rezultat 2:1 në Etihad Stadium. “Jam i zhgënjyer me rezultatin. Mendoj se patëm raste për të shënuar para golit të parë. Juve gjuajti dy herë në portë dhe shënoi dy gola. Mendoj se ishte një ndeshje tipike e Ligës së Kampionëve, asnjëra skuadër nuk krijoi shumë raste, por ne e patëm posedimin dhe patëm opsione të qarta në fillim”, ka thënë Pellegrini. “Duhet ta pranojmë se Juventusi më shumë përvojë në Ligën e Kampionëve. Ne luajtëm më mirë se Juventusi, por ata shënuan dy gola të bukur”, ka shtuar më tej Pellegrini.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button