Sporti

Massimiliano Allegri: Ne e merituam fitoren

bTrajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ndodhet në qiellin e shtatë pas fitores në Etihad Stadium ndaj Manchester Cityt. Skuadra angleze po kalonte nëpër një superformë këtë edicion ku kishte fituar përball çdo kundërshtari, por këtë nuk arritën ta bënin edhe përball skuadrës italiane e cila e ka nisur shumë keq sezonin në Serie A, me vetëm një barazim pas 3 xhirove.

Në fund Juventusi e mposhti Cityn me rezultat 2:1 dhe padyshim se kjo e ka gëzuar në mas të madhe trajnerin italian.

“Kemi bërë disa gabime që mund të na kushtonin. Por, Buffon bëri një paraqitje fenomenale duke ndalur disa goditje vendimtare. Nuk e nisëm mirë edicionin në Serie A, por kjo fitore do të nga ngrit moralin që t’i përmirësojmë gjërat. I merituam plotësisht 3 pikët ndaj Cityt, luajtëm një ndeshje të madhe”, është shprehur Allegri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button