Home / Bota / Putini në Amerikën Latine, jo vetëm pë futboll

Putini në Amerikën Latine, jo vetëm pë futboll

put-320x180Në media ka bërë bujë dje lajmi se Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, do të shkojë në Brazil për të parë finalen e madhe të Botërorit së bashku me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. Sidoqoftë, me këtë akt, si President i Rusisë, Putin shënon edhe vizitën e tij të parë në mbarë Amerikën Latine, me synimin për të ndërtuar marrëdhënie të reja e të rifreskojë ato të vjetrat. Me udhëtimin e tij në kontinentin ekzotik, Putin synon të përmirësojë pozicionin e Rusisë në botë dhe kërkon aleanca më të ngushta ndër vendet e Amerikës Latine. Si stacion të tij të parë, kryetari i Federatës Ruse, do të bëjë Havanën, ku do të takojë ish-kryetarin e shtetit, Fidel Castro, si dhe vëllain e tij, Presidentin Raul Castro, për të vijuar më pas me Presidenten e Argjentinës, Cristina Kirchner, në Buenos Aires, e më pas në Brazil. Si shkak për ndërmarrjen e tij udhëtuese shërben finalja e Kampionatit Botëror në Rio de Zhanejro, ku ai do të marrë zyrtarisht në dorë stafetën dhe të drejtat e organizimit për Kampionatin e ardhshëm Botëror, pas katër viteve në Rusi, si dhe takimi i nivelit të lartë të BRICS, i cili fillon më 15.07.2014 në verilindje të Brazilit, në Fortaleza

Leave a Reply

%d bloggers like this: