Politika

Ambasadori Lu: Reforma në drejtësi, më e rëndësishmja që nga rënia e komunizmit

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu e konsideroi sot reformën në sistemin e drejtësisë, si më të rëndësishmen që nga rënia e komunizmit në Shqipëri.

“Ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar, politikanë kriminelë dhe një sistem në të cilën më të pasurit e blejnë drejtësinë e tyre.Lufta për reformën në drejtësi sa ka nisur. Njerëz me integritet, në të djathtë e në të majtë, besojnë në këtë luftë. Gjykatës të korruptuar dhe të paaftë do duan t’i kundërpërgjigjen kësaj reforme, por ne nuk duhet t’i lejojmë ata. Kjo reformë është reforma e vetme më e rëndësishme, që nga rënia e komunizmit për vendin. Dhe kjo është mjaft e  rëndësishme për këtë brez, por dhe për fëmijët, nipërit dhe mbesat tuaja, dhe për të ardhmen”, tha ambasadori Lu.Forumi Civil Foto Agim Dobi

Deklarata e tij u bë gjatë një tryeze për reformën në drejtësi, organizuar nga Forumi Civil 2010.

Konstitucionalisti Njazi Jaho:Prokuroria duhet të ketë të drejtën e ndjekjes penale   

Konstitucionalisti i njohur Njazi Jaho duke marrë fjalën në tryezën e sotme u ndal tek funksionimi i prokurorisë dhe nevoja për ndryshim. Ai shprehu bindjen e tij që ky organ kushtetues, edhe në të ardhmen, duhet të ketë të drejtën e ushtrimit të ndjekjes penale.
“Prokuroria si organ kushtetues kam mendimin se e tillë duhet të jetë edhe në të ardhmen, vetëm ajo duhet të ketë të drejtën e ushtrimit të ndjekjes penale dhe vetëm ajo duhet të ketë të drejtën e mbrojtjes në gjykatë të akuzës, në emër të shtetit”, u shpreh konstitucionalisti i njohur.
Prokuroria, vijoi Jaho, duhet të vazhdojë të funksionojë pranë gjyqësorit dhe të jetë në varësi të tij. Ka mendime që ky organ duhet të jetë në varësi të ekzekutivit apo legjislativit. Prej kohësh kam mendimin se në kushtet konkrete të vendit tonë një Prokurori e pavarur nga tre pushtetet duhet të zbatojë vetëm kushtetutën dhe ligjin. Që në vitin 2001, e më pas, jam shprehur publikisht kundër kontrollit apo inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë në organet e prokurorisë”, deklaroi Jaho.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button