Home / Kronika / Totozani në Ersekë: Qytetet e vogla, të harruara nga politika

Totozani në Ersekë: Qytetet e vogla, të harruara nga politika

Avokati i Popullit, Igli Totozani së bashku me një ekip ekspertësh të këtij institucioni janë ndalur në qytetin e Ersekës, ku kanë zhvilluar një sërë takimesh me banorët dhe me drejtuesit e disa prej institucioneve.

Në vijim të turit të tij në qytetet e vogla, Totozani ka ritheksuar se ato janë braktisur nga qeveritarët, të cilët kanë harruar nevojat e qytetarëve, duke lënë në këto zona mangësi nga më jetiket.

“Këtë situatë të papëlqyeshme ne e ndeshim në çdo cep të territorit. Në Pukë, ku më thanë se isha zyrtari i parë që vija pas shumë vitesh, si dhe në qytete të tjera të mëdha e të vogla. Mungon dalja në terren e titullarëve të ministrive dhe zyrtarëve të rëndësishëm, që nga zyrat e tyre në Tiranë e kanë jo gjithmonë të mundur të prekin me dorë hallet e qytetarëve”, ka thënë Totozani.

Avokati i Popullit, teksa ka vizituar spitalin e Ersekës, bashkinë dhe institucione të tjera ka deklaruar se, synim i këtij turi është që konstatimet t’i çohen në formën e një raporti qeverisë, me qëllim sensibilizimin e politikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.