Kronika e zeze

Tiranë, vritet me thikë inspektori i IKMT-së

Një zyrtar i Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit është vrarë me armë të ftohtë në Tiranë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathores, ku inspektori Milazim Shehu, 32 vjeç, është goditur disa herë me thikë.

Sipas burimeve, episodi i dhunshëm është verifikuar pasditen e së mërkurës, por vetëm sot paradite janë vënë në dijeni mediat. Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se Shehu është qëlluar me mjet prerës pas një konflikti që ka pasur me kushëririn e tij, G. Shehu, 32 vjeç. Për motive ende të paqarta. Ky i fundit tashmë është shpallur në kërkim.

Nga autopsia e trupit të Shehut rezulton se ai është qëlluar 12 herë me thikë, të cilat i kanë prekur zemrën.

Ndërkohë, nga hetimet paraprake rezulton se vrasje të mos ketë ardhur për shkak të detyrës së viktimës, por si pasojë e një konflikti familjar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button