Europa

Renzi: Grillo? Di të bëjë vetëm protesta, asgjë tjetër

qqq3Lideri i Lëvizjes Pesë Yjet (M5S), Beppe Grillo di të bëjë vetëm protesta dhe asgjë tjetër, deklaroi kryeministri i Italisë, Matteo Renzi gjatë një interviste për gazetën italiane ”Corriere della Sera”. Deklarata e mësipërme vjen pas njoftimit të Grillos për një protestë të madhe gjatë ditëve të ardhshme për të kundërshtuar reformat e ndërmarra nga qeveria italiane. ”Mjeshtëria e Grillos është të bëjë vetëm protesta, ndërsa imja është ndryshimi i Italisë”, deklaroi Renzi. ”Disa prej përfaqësuesve të M5S-së janë shumë të zotë, idetë e tyre i vlerësojmë shumë”, shtoi ai. ”Por, pasioni i tyre për të mirën e vendit nuk duhet të humbë në një protestë”, theksoi kryeministri italian, Matteo Renzi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button