Kronika

Aksident me dy të plagosur Korçë, një grua në gjendje të rëndë

kamze-aksidenti-noaNjë aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Panarit të Korçës. Pak pas mesditës së sotme, një makinë me targa 679 EIM, e drejtuar mga shtetasi D.H., ka dalë nga rruga dhe për pasojë është aksidentuar një femër me iniciale E.S., si dhe drejtuesi i mjetit. Dy të dëmtuarit siç raporton Noa.al, janë dërguar për mjekim në spitalin e Korçës, por e plagosura E.S, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas sinjalizimit për këtë rast efektivët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button