Home / Moda / Victoria me modele thatanike në skenë

Victoria me modele thatanike në skenë

Për shkak të pamjes së saj të hollë, njëherë ajo është cilësuar si “Skelet Spice”.

Në vitin 2010, Victoria Bechkam është kritikuar ashpër, se po angazhon modele thatanike për shfaqjet e saj të modës.

Në prezantimin e koleksionit të saj të fundit, gjatë Javës së Modës, që po zhvillohet në New York, ajo ka goditur sërish.

Kreatorja 41-vjeçare, ka angazhuar modele shumë të dobëta, për të prezantuar veshjet e saj.

Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga të pranishmit në sallë, si dhe 15 milion ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Përkundër admirimin që fansat kanë për Vikin, ata e kanë cilësuar si të paparanueshme, angazhimin e “femrave të uritura për vdekje, vetëm për të pasur trup të hollë”.

Madje, modelet e saj janë quajtur si “skelete në pasarelë”, për shkak të dukje së tyre të dobët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.