Sporti

Gjermanët vrapojnë, Messi ecën

messi-pushonFinalja e madhe e Botërorit do të shohë përballë Argjentinën dhe Gjermaninë me këtë të fundit favorite për të fituar Kupën e Botës pasi shkatërroi 7-1 Brazilin në gjysmëfinalen e parë, ndërsa amerikano-latinët kaluan Holandën me penallti pas një ndeshjeje pa emocione dhe pa gola.

Gjithashtu, skuadra e drejtuar nga Sabella i ka sytë nga ylli i saj Leo Messi, i cili sipas statistikave zyrtare nuk vrapon në fushë, por thjesht ecën. Duke e krahasuar me Toni Kroosin, Messi ka vrapuar 16,4 kilometra më pak se mesfushori gjerman (68,3 me 51,9).

Kjo do të thotë që ylli i Barcelonës ka vrapuar 1 ndeshje e gjysmë më pak pasi një futbollist vrapon mesatarisht 11 kilometra për ndeshje.

Messi ka vrapuar 

më pak edhe se shoku i tij i skuadrës Gonzalo Higuain, i cili ka luajtur 80 minuta më pak në këtë Botëror. Sulmuesi i Napolit ka vrapuar 54,7 kilometra ose 3 më shumë se Messi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button