Home / Politika / PD: Tahiri i lidhur kokë e këmbë me bandat

PD: Tahiri i lidhur kokë e këmbë me bandat

Argumentat e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri mbi akuzat e Partisë Demokratike për trafik droge, nuk bindin opozitën.

Ministri i fundit i brendshëm i qeverisjes së demokratëve, Flamur Noka doli në një konferencë për mediat, ku vijoi akuzat ndaj kreut aktual të MB-së.

Noka tha se Tahiri është i lidhur me bandat e trafikut dhe këtë, sipas tij, e provojnë akuzat e bëra nga një oficer i lartë i policisë, që siç vazhdoi Noka, është i vlerësuar nga partnerët për punën e tij.

Varianti i deklaruar nga ministri i Brendshëm se e kishte shitur makinën nuk bind demokratët dhe se bashkë me automjetin, Tahiri u ka dhënë trafikantëve edhe lirinë e lëvizjes.

“Saimir Tahiri nuk u kishte dhënë atyre thjesht makinën; të gjithë jemi të qartë! Bashkë me makinën personale, u kishte dhënë imunitet, u kishte hapur rrugët, u kishte hapur dyert. Trafikantet me makinen e ministrit bënin ç’të donin dhe kudo ku kalonin vetëm nderoheshin nga punonjësit e policisë”, deklaroi Noka.

Ashtu si Arben Ristani një ditë më parë, edhe Noka përsëriti akuzën kur e shitjes në të zezë të makinës.

“Bashkëpunon në krim duke u dhënë makinën trafikantëve, pastaj bën deklarime të rreme kur thotë se makinën nuk e paska më në zotërim, por këtë nuk e vërteton dot, sepse po ta vërtetojë, e kap ligji tjetër i fshehjes së pasurisë dhe e evazionit fiskal. Vetë zot vetë shkop, ligj e maliq së bashku. Këtu gjendemi sot, në këtë ditë të përdhosjes së shtetit nga ai që e kemi ministër të Brendshëm”, shtoi Noka.

Deputeti demokrat mbylli deklaratën duke ripërsëritur kërkesën për dorëheqje të ministrit të Brendshëm dhe daljes së tij para drejtësisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: