Politika

Raporti i Eurostat, Basha: Shqipëria e para në Europë për azilkërkuesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi të dielën grafikun e Eurostat mbi shifrat e azilkërkuesve përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2015, ku rezulton se “Shqipëria është e para në Europë për numrin e azilkërkuesve”.

Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Basha komenton se ky rezultat vjen si rrjedhojë e politikave të qeverisë shqiptare.

“Të parët në Europë, të tretët në botë pas Sirisë dhe Afganistanit si azilkërkues. Eurostat publikon “bëmat” e qeverisë Rama për tremujorin e dytë 2015. Shqiptarët varfërohen, qeveritarët majmen. Kokoshi 200 milionësh nuk ka zgjidhje për krizën, por vetëm show, arrogancë dhe mashtrime”, citon Basha në komentin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button