Home / Kronika / Kronika e zeze / Humb jetën në krye të detyrës gazetarja Enkeljda Skënderasi

Humb jetën në krye të detyrës gazetarja Enkeljda Skënderasi

90639Askush nuk do ta mendonte se gazetarja e palodhur e News 24, Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb, Enkelejda Skënderasi do të mbyllte sytë në moshe kaq të re, askush nuk e mendonte se pas telefonit të News 24 nuk do dëgjohet me zëri i ëmbël i Enkelejdës, por dhe zëri autoritar në dhënien e lajmit. Shpejtësia me të cilën ajo përpiqej të jepte gjithcka ndodhte në Korçë, vendin ku ajo kishte lindur, ushtronte profesionin e gazetares prej vitesh vendin ku ajo do prehet përjetësisht.

Aksidenti tragjik ndodhi sot në orën 12:45 pranë fshatit Panarit teksa Enkelejda po shkonte në një aktivitetet së bashku me kolegë të tjerë për të filmuar aktivitetin e “100 vjetorit të Panaritit”. Automjeti tip “Fuoristradë” me targë AA679EIM me të cilin po udhëtonte Enkelejda ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 20 metra lartësi. Gazetarja Skënderasi 29 vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.