Politika

Tahiri: PD i bën jehonë sukseseve të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri reagoi ndaj deklaratave të sotme të Partisë Demokratike, e cila vijon me akuzat për përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

“Duhet të kisha falënderuar PD-në që herët në mëngjes, por s’besoj se mërziten t’i falënderoj pak me vonesë për shërbimin e vyer që po kryejnë duke i bërë jehonë të përditshme sukseseve të Policisë së Shtetit. Me shumë mirënjohje për Shqupistat”, shkruan ministri Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Më herët, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, paraqiti të dhëna nga sistemi TIMS, që sipas tij, faktojnë lidhjet e ministrit Tahiri me disa persona të inkriminuar

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button