Home / Politika / Rama takon disa ministra dhe kryetarë bashkish për platformën elektorale 2017

Rama takon disa ministra dhe kryetarë bashkish për platformën elektorale 2017

bbbbbbbbbKryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe nënkryetarin Taulant Balla, kanë bashkëdrejtuar paraditen e së hënës një mbledhje organizative në selinë e Partisë Socialiste.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ministrat Tahiri, Klosi dhe Nikolla, së bashku me kryebashkiakun e Durrësit Dako, atë të Vlorës Leli dhe të Tiranës Veliaj, për rreth 60 minuta kanë raportuar ecurinë e përgatitjeve për strategjinë kombëtare të PS-së që është duke u përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Në përfundim të mbledhjes, media e pyeti kryesocialistin Rama rreth deklaratës së tre ditëve më parë të aleatit Ilir Meta, i cili kërkoi që procesi i dekriminalizimit të jetë gjithëpërfshirës dhe konsensual. Por, kryeministri Rama preferoi mos të japë një përgjigje.

Në këtë mbledhje, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, mbërriti dhe u largua nga selia e PS-së me biçikletë

ashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, mbërriti dhe u largua nga selia e PS-së me biçikletë

Leave a Reply

%d bloggers like this: