Home / Politika / Kreu i qarkut Shkodër, pesë të majtë votojnë për kandidaten e djathtë

Kreu i qarkut Shkodër, pesë të majtë votojnë për kandidaten e djathtë

Zgjedhja e kryetares së qarkut të Shkodrës ka sjellë rrjedhjen e 5 votave të anëtarëve të koalicionit të majtë për kandidaten e djathtë. Në garë ishin Greta Bradeli, kandidate e Partisë Demokratike dhe për të majtët kandidat ishte Agustin Gjoka i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Qarku ka 21 anëtarë nga të cilët 11 janë anëtarë të Partisë Demokratike dhe një nga Partia Republikane, ndërsa nga e majta, 6 janë socialistë, një i LSI dhe tre nga partitë aleate.

Por në fund rezultati i votimit doli 16 për kandidaten demokrate me 5 për kandidatin e majtë. Të gjithë këshilltarët ishin në votimin që tregoi rrjedhjen e gjysmës së votave të përfaqësuesve socialistë dhe aleatëve të tyre në këshillin e qakut të Shkodrës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: