Home / Politika / Shkarkimi i ambasadorit, Bushati: Zbatova ligjin

Shkarkimi i ambasadorit, Bushati: Zbatova ligjin

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati duke folur në lidhje me shkarkimin e ambasadorit tonë në OSBE ka mohuar akuzat se i ka marrë kompetencat presidentit të Republikës.

“Nuk mora kompetencat e presidentit për ambasadorin, zbatova vetëm ligjin”, ka thënë Bushati.

Sa i takon misionit të OSBE-së në vendin tonë, ministri ka konfirmuar se, ai nuk do të largohet.

“Sipas zhvillimeve ndodh edhe ndryshimi i mandatit të organizatave dhe nuk vendos ministri se çfarë mandati do të ketë OSBE-ja”, ka shtuar Bushati.

Leave a Reply

%d bloggers like this: